Është thirrur zyrtarisht seanca e jashtëzakonshme plenare e Kuvendit të Kosovës.
Seanca do të mbahet në orën 14:00, me pikë të vetme të rendit të ditës - zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës, raporton Klankosova.tv.
Pak më parë, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, mandatoi Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re.




