Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zyrtarja e LDK’së: Lumir e Vjosa, ku jeni sot?

GD
Gazeta Demos12 gusht 2026 në 13:54
Zyrtarja e LDK’së: Lumir e Vjosa, ku jeni sot?

Nënkryetarja e degës së LDK’së në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi, njëherësh edhe ish-deputete, ka reaguar për mos-prezencën e kreut të LDK’së, Lumir Abdixhikut, si dhe Vjosa Osmanit në Kuvend.

Krasniqi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, ka thënë se ndjehet “e turpëruar” që LDK’ja heshti sot para zhvillimeve në Kuvend, shkruan Insajderi.

“Lumir e Vjosa, ku jeni sot? Jam thellësisht e turpëruar që partia ime, partia që skicoi vetë idenë e shtetit të Kosovës, sot rri e heshtur, e pa zë, e pa ide – derisa do të duhej ta ballafaqonte këtë pushtet, që jo veç mes partive politike, por ka mbjellur përçarje mbase të pashërueshme në krejt popullin. Çfarë duhet të mendojë sot votuesi i LDK-së? Kush e përfaqëson atë sot?”, deklaron Krasniqi.

Ajo më tej thotë se LDK’ja po dëmtohet jo nga, siç u shpreh ajo, armiqtë por nga ata që “sot do të duhej ta mbronin”.

“Si u bë kështu që partia protagoniste e secilit proces të rëndësishëm të shtetit, sot të jetë një parti e strukur e hedhur diku në margjina. E pafalshme, ofenduese është kjo”, deklaroi ndër të tjera ajo.

Reagimi i saj vjen pas veprimeve demonstrative të PDK-së dhe Aleancës në Kuvend para deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për mos-konstituim të Kuvendit të Kosovës.

lumirvjosajeni

Të ngjashme

Vjosa Osmani: Republika Rugoviane, vendos shtetin mbi pangopësine e pushtetit, si dhe interesin qytetar mbi çdo interes partiak apo personal

Vjosa Osmani: Republika Rugoviane, vendos shtetin mbi pangopësine e pushtetit, si dhe interesin qytetar mbi çdo interes partiak apo personal

17:37
Arrestohet aktivisti i VV-së që kërcënoi ish-presidenten Vjosa Osmani me “vdekje” e “plumb”

Arrestohet aktivisti i VV-së që kërcënoi ish-presidenten Vjosa Osmani me “vdekje” e “plumb”

11:56

Më shumë nga Lajme

  • 20:25Mbahet për herë të parë “Streetball” në Mitrovicë
  • 19:58Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë për shkak të temperaturave të larta
  • 19:19Aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete në Emshir të Prishtinës
  • 19:16Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave në Vlorë
  • 19:15NATO rrëzon një tjetër dron të dyshuar rus