Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

27-vjetori i Çlirimit të Shtimes shënohet me koncert spektakolar nën moderimin e Besiana Mehmetit

GD
Gazeta Demos13 qershor 2026 në 17:35
27-vjetori i Çlirimit të Shtimes shënohet me koncert spektakolar nën moderimin e Besiana Mehmetit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të Çlirimit të Shtimes dhe Ditës së Çlirimit të Kosovës, në Pallatin e Kulturës u mbajt një koncert solemn artistik, organizuar nga Komuna e Shtimes nën patronatin e kryetarit Dr. Qemajl Aliu.

Mbrëmja u hap me intonimin e Himnit Kombëtar dhe Himnit Shtetëror, si dhe me një videomaterial kushtuar viktimave të Reçakut si dëshmi e kontributit të Shtimes në lirinë e Kosovës!

Programi artistik u moderua nga Besiana Mehmedi! Pas fjalës hyrëse të kryetarit të Komunës, kori të mirët e kombit interpretuan këngën “Besa besë” për të vazhduar me “Bien lodrat” ku u bashkangjit daullegjiu Kristian Dokaj,! Armando Likaj interpretoi në mënyrë brilante c “Unë biri yt Kosovë” ndërkaq emocione të papërshkrueshme sollën në skenë Llesh Nikolla me poemën “Zgjohu Kosovë” dhe Bessiana Mehmedi me “Legjendat këndoja me mall” e cila kujtoi sakrificën e familjes Jashari!

Pjesa klasike e koncertit u begatua me monologun e luajtur në piano nga prof.Rudina Ciko! Ndërkaq bashkë me publikun u intepretuan e duartrokitën “Këngë moj” dhe “Valsi i lumturisë” nga dueti Armando Likaj e Besiana Mehmedi! Përmes artit u kujtua sakrifica e luftëtarëve e martirëve, dëshmorët e lirisë dhe kontributi i nënës e gruas shqiptare në të gjitha periudhat!

Pjesa e dytë e koncertit ishte festive! “Vallja e Drenicës” dhe “Festa e bashkimit” nga ansambli “Ilirida” solli energji të jashtëzakonshme në skenë ndërkaq kulminacioni i koncertit u arrit me paraqitjen e artitit Shkodran Tolaj i cili intepretoi “Albulena” dhe “Fjalët e qiriut” që ngritën publikun në këmbë!

Koncerti u përmbyll me të gjithë artistët pjesëmarrës dhe kryetarin e komunës me intepretimin e duetit nga Besiana Mehmedi e Shkodran Tolaj të cilët përmes këngës “Kosova kosova” kujtuan dhe njëherë që liria është amanet i shenjtë që duhet ruajtur e mbrojtur brez pas brezi! Koncerti u ndoq nga shumë spektatorë që kishin mbushur sallën përplot ndërkaq formacioni “Besiana&të mirët e kombit” tash një vit e gjysëm kanë realizuar plot 26 koncerte të suksesshme e madhështore!

Shtime

Më shumë nga Magazine

  • 21:30Aktori i njohur bëhet baba për herë të dytë
  • 20:21Labinot Rexha numëron paratë, ironizon banorët e “BBVK”-së
  • 19:50Elijona me bikini pozon, keq provokon …
  • 19:11Alba Vukaj me pamje ‘bombë’, Prada i jep tjetër formë
  • 18:01Engjëllusha publikon fotografinë e parë të djalit të saj