Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu e cila kishte një raport të afërt brenda shtëpisë me këngëtarin Gjesti, ka reaguar pas tragjedisë në familjen e tij.

“Ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij. Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë kohë të rëndë, ndërsa shpirti i tij u pushoftë në paqe e dritë të përjetshme. Kujtimi i tij i mirë do të mbetet përgjithmonë në zemrat tuaja”, ka shkruar ajo.

Ajo teksa i ka shprehur ngushëllime për këtë humbje, i është drejtuar përdoruesve të rrjeteve sociale, të kursehen nga publikimi i pamjeve të rënda.