Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Aksidenti u mori jetën, prindërit e Arbnorës e Antianës marrin diplomat e vajzave

GD
Gazeta Demos8 shtator 2025 në 17:11
Aksidenti u mori jetën, prindërit e Arbnorës e Antianës marrin diplomat e vajzave

Një moment prekës dhe plot emocione u zhvillua ditën e sotme në ceremoninë e diplomimit të 150 studentëve të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Mes duartrokitjeve dhe gëzimit të familjeve për sukseset e të rinjve, skena më e ndjeshme ishte ajo kur prindërit e Arbnora Bashës dhe Antiana Thaqit u ngjitën në skenë për të marrë diplomat e vajzave të tyre.

Të dyja vajzat humbën jetën tragjikisht në mars të këtij viti, në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi në lokacionin Domorovc-Hodonovc, në Ranillug.

Në vend të tyre, prindërit u përballën me një dhimbje të papërshkrueshme, duke marrë në duar arritjen e fundit të vajzave – diplomën universitare, të cilën ato nuk patën mundësi ta festonin vetë.

Ceremonia u shënua si një kombinim i gëzimit dhe trishtimit, duke rikujtuar se jeta ndonjëherë di të jetë e padrejtë, por kujtimi i Arbnorës dhe Antianës mbetet i gjallë përmes punës dhe sakrificës së tyre studentore.

aksident

Më shumë nga Magazine

  • 20:13Gjesti në lidhje dashurie me modelen e njohur? Veprimi i tij nxit dyshimet te fansat
  • 17:00“M’u bllokua fryma”, Gold AG i përlotur flet për momentin kur u dënua katërshja e UÇK-së
  • 16:15Aksidentohet Benita, publikon pamje nga spitali
  • 15:55I komentojnë në gjuhën serbe Fifit, Adisi u përgjigjet ashpër komentuesve
  • 15:54Vdes aktorja kosovare