Ish-drejtori ekzekutiv i “Astronomer”, Andy Byron, është përfshirë në një skandal viral pas një momenti të ndodhur gjatë një koncerti të Coldplay pranë Bostonit, ku ishte i pranishëm me ish-kolegen e tij Kristin Cabot.
Këngëtari kryesor i grupit, Chris Martin, pasi i pa të dy në kamerën e puthjeve të stadiumit, tha me shaka në mikrofon: “Ose kanë një aferë ose janë thjesht të turpshëm.”
Kjo deklaratë, e kapur në video dhe e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ndezi spekulime të shumta, sidomos pasi u raportua se të dy janë të martuar.
Vetëm disa ditë më vonë, Byron dha dorëheqjen si CEO i “Astronomer”, dhe mediat nisën të spekulojnë nëse ai mund të ndërmerrte veprime ligjore ndaj Coldplay.
Por sipas ekspertëve ligjorë, një padi e tillë do të ishte “e pavlerë”.
Avokati Camron Dowlatshahi nga “MSD Lawyers” tha për Page Six se: “Nëse po bëhemi kreativë, një padi e mundshme do të ishte për shpifje, konkretisht për sa i përket karakterizimit të të dyve nga Chris Martin si të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin.”
Por ai sqaroi se një padi e tillë nuk do të kishte sukses në gjykatë:
“Asnjë nga këto elementë nuk do të përmbushet. Pra, çdo pretendim kundër Coldplay do të ishte i pavlerë. Dyshoj shumë se Byron do të donte shqyrtim të mëtejshëm publik duke ngritur një padi pothuajse të pavlerë.”