Pak ditë kanë mbetur edhe pak ditë nga data e përmendur jozyrtarisht e nisjes së show-t më të madh televiziv, Big Brother VIP Kosova 4.
Emra të të famshmëve në skenen shqiptare janë përmendur të jenë pjesë e këtij edicioni.
Për këtë sot ka folur ish-konkurrenti i “Përputhen”, bashkëpunuesi i producentes momentale të BBVK4, Olsa Muhameti, Bruno, i cili tha se para dy javësh u takua me këtë të fundit rastësisht.
Ai tha se pjesa e emrave të këtij edicioni ka mbetur shumë diskrete, teksa jep një emër për të cilin thotë se ka dëgjuar që është e përfolur për pjesëmarrje në këtë format në këtë edicion.
