Protesta e zhvilluar sot në Tiranë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku disa persona kanë mbetur të lënduar.
Në mesin e tyre është edhe 28-vjeçari Erjon Vishkulli, i cili dyshohet se është goditur në sy nga një plumb gome. Për shkak të lëndimeve, ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Për rastin ka reaguar edhe aktori dhe këngëtari Bes Kallaku, i cili ka bërë të ditur se i riu është mik i tij i afërt.
Përmes një postimi në Instagram, Kallaku ka shprehur shqetësimin për gjendjen e Vishkullit, duke theksuar se pjesëmarrja e tij në protestë lidhej me bindjet dhe vlerat patriotike.
“Erjoni është miku im, një ndër djemtë më të mirë që kam njohur! Nuk ka dalë në protestë se i mungon diçka, por ka dalë për vlerat patriotike që ka, për mangësitë e këtij vendi që të gjithë ne kemi 30 vjet që i shohim”, ka shkruar ai.

