Bettina Anderson, e njohur si pjesë e “high society” në Palm Beach, ka konfirmuar në mënyrë indirekte martesën me Donald Trump Jr., duke publikuar një foto ku shihen qartë unazat e martesës.
Çifti është martuar ligjërisht të enjten, ndërsa certifikata e martesës është depozituar në Palm Beach, Florida. Ndërkohë, ceremonia është mbajtur të shtunën, në një atmosferë intime, me rreth 40 të afërm dhe miq, në një ishull privat në Bahamas.
Anderson e ka shoqëruar lajmin me një fotografi bardh e zi të publikuar në Instagram, ku ajo mban dorën e bashkëshortit të saj. Në foto, asaj i shihet një unazë e hollë martese, ndërsa Donald Trump Jr. mban një unazë më të gjerë. Postimi u shoqërua me mbishkrimin: “Përgjithmonë e jotja, përgjithmonë e imja”.
