Reperi i njohur nga Ferizaj, Buta, dhe ish-partnerja e tij, Fjolla, kanë rikthyer dyshimet se mund t’i kenë dhënë një tjetër mundësi lidhjes së tyre.
Prej më shumë se një viti, në media u përfol për një ndarje të mundshme mes çiftit, ndërsa veprimet e tyre në rrjetet sociale shtuan spekulimet për një krizë në marrëdhënie. Në atë periudhë, ata hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve dhe fshinë fotografitë e përbashkëta nga profilet e tyre.
Së fundmi, fansat kanë vënë re një ndryshim. Buta dhe Fjolla kanë nisur sërish të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, duke nxitur aludimet se mund të jenë pajtuar.
