Pas arrestimit të Fatmir Shehollit nga Policia e Kosovës nën dyshime për spiunazh, rrjetet sociale u mbushën me spekulime pasi në qarkullim doli një foto e tij me ish-banoren e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura.
Në imazhin që u bë viral, dyshja shihet buzëqeshur, çka mjaftoi që mediat dhe komentuesit të aludojnë për një lidhje apo njohje mes tyre. Por Juliana ka reaguar menjëherë për të sqaruar situatën dhe për t’i vënë pikë zërave që po qarkullojnë.
“Po shoh shumë spekulime me këtë foto. Fakt është që ky person ka kërkuar me ba një foto me mua siç bëj qindra foto në ditë me dashamirësit e mi që nga dita që kam dalë nga BBVK. Unë këtë person nuk e njoh dhe ju lutem me jetën profesionale apo personale të individit mos më përzieni”, ka shkruar ajo në InstaStory.
