Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Çka ndodhi? Zhduket nga YouTube intervista e Loredanës te Arbana Osmani

GD
Gazeta Demos22 shkurt 2026 në 18:48
Çka ndodhi? Zhduket nga YouTube intervista e Loredanës te Arbana Osmani

Intervista e shumëkomentuar e Loredana Zefit në podcastin “Mirëmbrëma Yje”, e moderuar nga Arbana Osmani, nuk gjendet më në kanalin zyrtar në YouTube. Episodi, i cili mori vëmendje të madhe për deklaratat e artistes rreth marrëdhënies me ish-partnerin Mozzik, është hequr nga platforma, ndërsa arsyeja nuk është bërë publike.

Megjithatë, në profilin e Arbana Osmanit në Instagram vijojnë të jenë të publikuara reels dhe fotografi nga intervista, që tregojnë momentet më të komentuara të bisedës.

Intervista u realizua pak javë pas publikimit të projektit muzikor “Diss * ” nga Mozzik, ku reperi trajton tema personale dhe përballet me kritika publike, përfshirë edhe rolin e tij si prind. Projekti ngjalli reagime të shumta dhe riktheu në qendër të vëmendjes raportin mes dy ish-partnerëve.

Gjatë bisedës, Loredana u shpreh se kishte zgjedhur të heshtte për një kohë të gjatë për hir të vajzës së tyre, Hanës, por u ndje e detyruar të reagojë pas publikimit të këngës. Ajo theksoi se situata ka ndikuar emocionalisht tek vajza dhe se i ka dhënë asaj lirinë të vendosë për raportin me të atin.

Pavarësisht fshirjes së episodit nga YouTube, fragmentet që qarkullojnë në rrjete sociale vazhdojnë të mbajnë gjallë diskutimet në publik.

loredana

Më shumë nga Magazine

  • 19:07Brikena emocionon me dedikimin për Mateon
  • 18:23Vjollca Haxhiu rrëfen momentet e frikshme pas aksidentit të Sinan Vllasaliut me motor
  • 16:44Selinit i ndodh e papritura në veturë… me Gimbon
  • 09:03Ermal Fejzullahu bën veprimin e papritur ndaj vëllëzërve Haradinaj
  • 20:46Zbulohen banoret e para të “BB VIP Kosova 5”?