Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Çka po fshihet pas postimit të Gjestit?

GD
Gazeta Demos29 prill 2026 në 21:34
Çka po fshihet pas postimit të Gjestit?

Një imazh tejet enigmatik i një deleje rozë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve së fundmi në rrjetet sociale, duke i bërë lëmsh fansat. Postimi i bërë nga llogaria “three60_music” krijoi menjëherë një valë komentesh, por detaji që zbulon gjithçka fshihet pikërisht te personat e etiketuar në foto.

Në këtë imazh janë etiketuar vetë Gjesti, bashkëpunëtori i tij i pandashëm DJ Gimbo, duke konfirmuar zyrtarisht se bëhet fjalë për një projekt të ri muzikor nga dyshja.

Komentet e fansave poshtë fotos nuk kanë munguar, duke aluduar për hite të reja e duke pyetur me humor se “çfarë po ndodh me këtë dele”. Kjo fushatë unike ka goditur në shenjë, duke ngritur kuriozitetin në maksimum dhe duke lënë të kuptohet se “kingu” dhe DJ i tij po përgatisin diçka të madhe që pritet të publikohet shumë shpejt.

Por, se çfarë saktësisht po sjell Gjesti, këtë e ka zbuluar pak ditë më parë emisioni Prive By Liberta Spahiu. Përmes rubrikës e”E vërtetë, e pavërtetë”, u konfirmua se artisti është duke punuar intensivisht për një EP të ri.

Ky mini-album pritet të përmbajë plot pesë këngë të reja dhe është shumë afër publikimit. Me sa duket, “delja rozë” është vetëm hyrja vizuale e kësaj epoke të re muzikore që po afron.

gjesti

Më shumë nga Magazine

  • 21:30Aktori i njohur bëhet baba për herë të dytë
  • 20:21Labinot Rexha numëron paratë, ironizon banorët e “BBVK”-së
  • 19:50Elijona me bikini pozon, keq provokon …
  • 19:11Alba Vukaj me pamje ‘bombë’, Prada i jep tjetër formë
  • 18:01Engjëllusha publikon fotografinë e parë të djalit të saj