Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi ka marrë një dhuratë mjaft të veçantë nga vëllezërit Jashar e Nexhat Zymberi nga Gjilani, të cilët jetojnë e punojnë në Cyrih. Ata i kanë dhuruar një veturë të tipit “Benz”, si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij artistik dhe shpirtëror ndër vite.
Lajçi u shpreh i emocionuar, duke e cilësuar këtë gjest si “kurorën më të çmuar mbi 50 vite krijimtari”, ndërsa falënderoi vëllezërit Zymberi për bujarinë dhe dashurinë që i treguan.

