Modelja Misse (Beqiri) Maloku ishte vetëm 25 vjeçe kur e takoi Jeffrey Epstein. Ajo është shqiptarja e parë femër deri tani që rezulton se ka pasur kontakte me të.
Nga bisedat e tyre të publikuara kuptohet se mes tyre kishte një relacion jo vetëm shoqëror, por edhe diçka më shumë, pasi flisnin për gjëra personale dhe i drejtoheshin njëri-tjetrit me fjalë të ngrohta.
Në dosjet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë, emri i saj përmendet në 204 shkresa tashmë të bëra publike, ku edhe pse disa janë të redaktuara, emri i saj i plotë në shumë prej tyre ka mbetur i ekspozuar.
Sipas komunikimeve, rezulton se ajo ka kontaktuar me Epstein më 8 shtator 2011, që është edhe emaili i parë, ku vetëprezantohet pasi i ishte propozuar ta kontaktonte nga B.Tancredi.
EMAIL: “Përshëndetje Jeffrey, jam Misse, një shoqe e Tancredit. Ai më tha të të shkruaj në lidhje me qëndrimin tim në Nju Jork. Mikpritja juaj vlerësohet shumë! Do të mbërrij më datë 10 dhe do të largohem më datë 18. Tancredi më ka folur shumë për ju dhe për faktin sa shumë ju vlerëson, dhe mezi pres të takohemi. Me respekt, Missi.”
Këtij emaili i është përgjigjur asistentja personale e Jeffrey Epstein, shtetasja Lesley Groff, e cila ka vijuar komunikimet duke i kërkuar fotografi dhe të dhëna për shqiptaren e rritur në Suedi dhe Angli.
Pas disa shkëmbimeve me email, në komunikim hyn edhe vetë Epstein, i cili kishte vetëm pak muaj që kishte përfunduar dënimin prej 18 muajsh për pedofili, por që në qeli kishte qëndruar 13 muaj.
EMAIL: “Përshëndetje Misse,
A mund të më dërgosh, të lutem, detajet e mbërritjes tënde në Nju Jork nesër? Kam rregulluar që gjatë qëndrimit tënd të akomodohesh në një nga apartamentet e tij për mysafirë. Adresa është 301 E 66th St. Do të jesh në apartamentin 4M. Portieri do të ketë një letër për ty me kodin e hyrjes së apartamentit; ne nuk përdorim çelësa, por tastierë me kod për të hyrë. A mund të më japësh edhe numrin tënd të telefonit?”
Bisedat mes tyre vazhdojnë në datat në vijim, kur Misse Beqirit i organizohet udhëtimi drejt Nju Jorkut për t’u takuar me Epstein më 16 shtator 2011.
Për të gjitha, sipas dosjes që “Ma Shqip” ka lexuar, është marrë asistentja e Epstein, Groff, deri te makina që e pret në aeroport, sistemimi i saj në një nga apartamentet e Epstein për miqtë në Nju Jork dhe më 17 shtator 2011 takimi i tyre në vilën e Epstein në Manhattan në orën 20:30.
Pas këtij takimi bisedat kanë vazhduar, ku modelja shqiptare ka mbajtur kontakte direkte me Epstein, për të cilat në komunikime vërehet afrimitet, aq sa ai i kërkon ndonjë shoqe në Milano për ta takuar, pasi vetë ajo ndodhej larg.
