Modelja e njohur shqiptare, Xhuli Nura, ndodhet prej disa ditësh në një spital në Zvicër, ku po pret momentin për të sjellë në jetë binjakët e saj.
Pavarësisht se është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe nën kujdesin e mjekëve, Xhuli duket se po e shijon pritjen me qetësi dhe nuk ka hequr dorë nga kujdesi për pamjen.
Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit një video nga spitali, ku shihet një stiliste duke i rregulluar flokët.
Momenti ka tërhequr vëmendjen, pasi modelja është vetëm pak kohë larg lindjes.
Me këtë paraqitje, Xhuli tregon edhe një herë se kujdesi për veten dhe eleganca mbeten pjesë e rëndësishme e përditshmërisë së saj, edhe në një nga momentet më emocionuese të jetës.




