Këngëtarja shqiptare Dhurata Dora ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi të reja, duke tërhequr vëmendje me stilin e saj të veçantë.
Në postimin e fundit, Dhurata shfaqet me një kombinim sportiv, të kompletuar me një kapele , bluzë të zezë dhe pantallona të gjera
Pamja vjen me një stil të kuruar dhe një atmosferë fotografike retro.
“Choose your fighter”, ka shkruar ajo në përshkrimin e postimit, duke e shoqëruar publikimin edhe me një zemër.


