Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

‘Do kenë dy nënshtetësi’, Juli tregon planet për binjakët e saj

GD
Gazeta Demos25 korrik 2026 në 21:25
‘Do kenë dy nënshtetësi’, Juli tregon planet për binjakët e saj

Juliana Nura, e cila është në pritje të ëmbël të binjakëve përmes procedurës IVF, ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga Cyrihu i Zvicrës, pak para se t’i nënshtrohej një kontrolli rutinë spitalor.

Përmes disa video-storyve në Instagram, Juli ka hapur zemrën duke reflektuar mbi lirinë e saj si femër dhe të ardhmen që po ndërton për fëmijët e saj.

E njohur për natyrën e saj pa komplekse dhe direkte, Juli u shpreh se ndihet mjaft me fat që gëzon pavarësi të plotë në çdo vendim të jetës. Ajo shtoi se ka lirinë të vendosë vetë pa i ndërhyrë kërkush, ndryshe nga realiteti i hidhur i shumë femrave të tjera që fatkeqësisht trajtohen si “pronë e mashkullit”.

Këtë frymë lirie dhe pavarësie, ajo tregoi se do t’ua trashëgojë edhe binjakëve që pritet të vijnë në jetë.

Përveç edukimit dhe mendësisë, Juli tregoi se po kujdeset maksimalisht për t’u siguruar fëmijëve të saj mundësitë më të mira jetësore dhe financiare. Ajo zbuloi se binjakët do të gëzojnë dy shtetësi, si dhe një vizë ekstra që do t’u mundësojë të jetojnë dhe arsimohen kudo në botë, duke pasur gjithmonë parasysh sakrificat dhe përkushtimin e saj si nënë.

Këtë vision për të ardhmen, ajo e lidhi drejtpërdrejt me përvojën e prindërve të saj, të cilët dikur emigruan drejt Finlandës për një jetë më të mirë. Juli theksoi se një prind i mirë mendon gjithmonë për të ardhmen e fëmijës së vet — ekzaktsisht ashtu siç bënë prindërit e saj kur braktisën Kosovën, një mision që sot ajo po e vazhdon me krenari e mirënjohje si nënë e ardhshme.

juliana nura

Më shumë nga Magazine

  • 19:07Brikena emocionon me dedikimin për Mateon
  • 18:23Vjollca Haxhiu rrëfen momentet e frikshme pas aksidentit të Sinan Vllasaliut me motor
  • 16:44Selinit i ndodh e papritura në veturë… me Gimbon
  • 09:03Ermal Fejzullahu bën veprimin e papritur ndaj vëllëzërve Haradinaj
  • 20:46Zbulohen banoret e para të “BB VIP Kosova 5”?