Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Dolce, dha një përgjigje të qartë dhe mjaft thumbuese në rrjetet sociale.
Gjatë një bisedë me ndjekësit, njëri prej tyre e pyeti nëse vazhdon të ketë kontakt me dy ish-banorët e tjerë, Edin dhe Limin, me të cilët pati një lidhje të shkurtër brenda shtëpisë.
Përgjigja e Dolces ishte e shpejtë dhe pa dorashka.
“ Të njëjtin gabim nuk e bëj kurrë dy herë”, u shpreh ajo, duke i konsideruar marrëdhëniet e kaluara si një mësim që nuk dëshiron ta përsërisë.
