Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Dua Lipa do të iu befasojë me veprimin e radhës

GD
Gazeta Demos27 qershor 2026 në 15:48
Dua Lipa do të iu befasojë me veprimin e radhës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po e çon pasionin e saj për letërsinë në një tjetër nivel.

Që nga viti 2023, ylli i muzikës pop ka promovuar artin letrar përmes klubit të saj të librit “Service95”, ndërsa tani ka ndërmarrë një hap gjigant duke hapur bibliotekën e saj të parë fizike.

Ky projekt mban titullin “Manifesto Library” (Biblioteka e Manifestit) dhe hapet zyrtarisht ditën e sotme, si pjesë e festivalit të ri ndërkombëtar të librit, BABELL City of Books. Biblioteka e Dua Lipës do të qëndrojë përhershëm brenda librarisë së famshme historike “Livraria Lello” në Porto të Portugalisë.

Në një deklaratë për shtyp, artistja shqiptare e ka cilësuar këtë bashkëpunim si “një partneritet ëndrrash” dhe si rezultat i përpjekjeve të saj disavjeçare.

“Kur themelova Klubin e Librit Service95, ambicia ime ishte që ai të bëhej një shtëpi për shkrimtarët dhe lexuesit, kudo që ndodhen dhe pavarësisht rrethanave të tyre. Leximi i botës na afron më shumë me njëri-tjetrin por fatkeqësisht, jo të gjithë janë pro kësaj,” u shpreh Lipa.

Ajo zbuloi se në këtë bibliotekë do të gjenden 100 libra që ngrenë pikëpyetje ose që janë vënë në dyshim nga shoqëria gjatë historisë. Disa prej tyre janë ndaluar nëpër shkolla për shkak të temave mbi racën apo seksualitetin, të tjerë të shkruar për komunitetin LGBTQIA+ janë kufizuar, e në disa raste, autorët kanë paguar edhe me jetë për fjalët e tyre.

Dua e përshkroi hapësirën e re si një tempull për librat që janë zhdukur dhe për autorët e guximshëm që çmaskojnë strukturat e pushtetit dhe kontrollit. Sipas saj, ndonjëherë gjëja më subversive dhe rebele që një person mund të bëjë, është thjesht të lexojë një libër dhe të flasë hapur rreth tij.

Gati 100 librat që do të ekspozohen në auditorin kulturor të “Livraria Lello” do të lidhen me katër tema kryesore: pushteti, kontrolli, zëri dhe kujtesa. Mes tyre do të përfshihen vepra të njohura si “The Handmaid’s Tale” nga Margaret Atwood, “Felon” nga Reginald Dwayne Betts, si dhe vepra të përzgjedhura nga Salman Rushdie dhe Olga Tokarczuk.

Drejtuesit e librarisë pritëse në Porto vlerësuan lart vizionin e yllit të muzikës, duke shtuar se libri është një “teknologji e lirisë” dhe se ky projekt mbron jo vetëm të ardhmen e leximit, por aftësinë e shoqërisë për të imagjinuar dhe ndërtuar të ardhmen e saj.

Dua Lipa

Më shumë nga Magazine

  • 21:30Aktori i njohur bëhet baba për herë të dytë
  • 20:21Labinot Rexha numëron paratë, ironizon banorët e “BBVK”-së
  • 19:50Elijona me bikini pozon, keq provokon …
  • 19:11Alba Vukaj me pamje ‘bombë’, Prada i jep tjetër formë
  • 18:01Engjëllusha publikon fotografinë e parë të djalit të saj