Këngëtarja Eli Malaj ka reaguar ndaj situatës së tensionuar në Shqipëri, ku prej ditësh po zhvillohen protesta të fuqishme kundër qeverisë së Edi Ramës.
Përmes një postimi në Instagram, artistja u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shkojnë në Shqipëri dhe t’u bashkohen protestave.
“Duhet e gjithë Kosova me ardh për Shqipëri! O sot, o kurrë, kemi nevojë për njëri-tjetrin!”, ka shkruar ajo, duke theksuar nevojën për solidaritet mes shqiptarëve në këtë moment.
Reagimi i këngëtares vjen pas pesë ditësh protestash, të nisura nga studentët dhe të rinjtë, të cilët kërkojnë kushte më të mira arsimimi, mundësi punësimi dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.





