Këngëtari Gjesti ka reaguar pas vendimit të gjykatës, e cila e ka dënuar me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë.
Përmes një postimi në Instastory, Gjesti ka shprehur falënderim për Gjykatën, Prokurorinë e Kosovës, si dhe avokatët e tij, Artan Qerkinin dhe Burim Azemin, për profesionalizmin, korrektësinë dhe përkushtimin gjatë gjithë procesit.
“E mbi krejt, faleminderit juve, publikut tim, që m’keni përkrahë, m’keni dashtë edhe m’pranoni qashtu qysh jom”, ka shkruar Gjesti.

