Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Dy yjet e mëdhenj të këngës udhëtojnë në Romë, për ti kënduar Kides në dasmën e saj

GD
Gazeta Demos31 gusht 2026 në 18:43
Dy yjet e mëdhenj të këngës udhëtojnë në Romë, për ti kënduar Kides në dasmën e saj

Roma e Italisë, pritet të jetë nesër skena e “Po”-së së madhe të Kidës dhe Ajbit, ndërsa mbretërit e këngës shqipe Dani dhe Sinan Vllasaliu do të jenë një prej emrave që do të shoqërojë me muzikë këtë natë të veçantë.

Këngëtarja e njohur shqiptare Kida pritet t’i japë fund beqarisë nesër, më 1 shtator, në një ceremoni madhështore që do të zhvillohet në Romë të Italisë.

Orhidea Latifi, e njohur për publikun si Kida, do të kurorëzojë dashurinë me partnerin e saj, Ajbin, në një dasmë që pritet të mbledhë familjarë, miq dhe personazhe të njohura.

Sipas raportimeve, ceremonia do të zhvillohet në një rezidencë historike në kryeqytetin italian, ndërsa përgatitjet tashmë kanë hyrë në fazën finale.

Një prej detajeve që ka marrë vëmendje është edhe muzika e mbrëmjes.

Në dasmën përrallore të Kidës dhe Ajbit pritet të performojë hit-këngëtari i njohur shqiptar, Ramadan Krasniqi – Dani bashkë me yllin e estradës Sinan Vllasaliun të cilët do të kujdesen për atmosferën muzikore gjatë festës.

Prania e Danit pritet t’i japë një tjetër ngjyrim mbrëmjes, ndërsa të ftuarit do të shijojnë një festë të kuruar në detaje.

Mediat kanë raportuar se organizimi i dasmës është mjaft luksoz. Vetëm qiraja e ambientit është përfolur në shifra prej 20 deri në 25 mijë euro, ndërsa kostoja totale e eventit mund të kalojë 70 mijë euro.

Edhe menuja dhe pjesa teknike thuhet se janë planifikuar në nivele të larta, me shërbime gastronomike dhe pajisje profesionale për ndriçimin dhe audion.

Megjithatë, këto shifra mbeten raportime mediatike dhe nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga Kida apo organizatorët.

Kida dhe Ajbi u fejuan në dhjetor të vitit 2024, pas një propozimi romantik që këngëtarja e mori në ditëlindjen e saj.

Tashmë, pas muajsh përgatitjesh, çifti është vetëm një ditë larg momentit të shumëpritur./Njeshi&RADIO 1/

pritetkëngësromë

Më shumë nga Magazine

  • 18:14Gjesti shfaqet me mesazh për fansat, por telefonata me DJ Gimbon merr vëmendjen
  • 16:03Pas pajtimit, Leo publikon foton e ëmbël me Lelën: “Dita e fundit në Gjermani”
  • 11:38Dashuria triumfon sërish? Çifti i BBVK-së tërheq vëmendjen
  • 20:59“Mashtron e shan moralitetin e asaj që ke dashur”, Alba i kundërpërgjigjet Limit - publikon biseda private
  • 19:42Ribashkohet çifti i BBVK, mesazhi i Lelës për dashurinë me Leon merr vëmendjen