Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

E dhimbshme, modelja e njohur në zi për djalin e vetëm të saj

GD
Gazeta Demos18 tetor 2026 në 22:31
E dhimbshme, modelja e njohur në zi për djalin e vetëm të saj

Supermodelja e njohur Cindy Crawford po përjeton një nga momentet më të dhimbshme të jetës së saj, pas humbjes së djalit, Presley Gerber.

Ajo ka ndarë një dedikim prekës në rrjetet sociale, duke kujtuar të birin dhe duke shprehur dhimbjen e madhe të familjes.

Cindy publikoi të dielën në Instagram një fotografi bardhezi të Presleyt, të shoqëruar me një mesazh emocional, ku shprehej se ajo dhe familja e saj janë “të shkatërruar nga dhimbja” për humbjen e tij.

“Jemi jashtëzakonisht të bekuar që e patëm Presleyn në jetën tonë për 27 vjet. Ai ishte një shpirt i ëmbël dhe i bukur, që deshi dhe u desh nga të tjerët, dhe kështu do të jetë përgjithmonë”, shkroi supermodelja.

Në dedikimin e saj, Crawford theksoi se familja është krenare për mënyrën se si Presley e jetoi jetën, duke vënë në pah veçanërisht mirësinë dhe ndjeshmërinë e tij.

Ajo shprehu gjithashtu mirënjohjen për të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë familjes në këtë periudhë të vështirë, përfshirë edhe njerëz të panjohur që u kanë dërguar mesazhe ngushëllimi dhe mbështetjeje.

“Derisa të takohemi përsëri, biri ynë i shtrenjtë. Të duam përgjithmonë. Mami, babi dhe Kaia.”

dhimbshmenjohurmodelja

Më shumë nga Magazine

  • 22:23Emily shkëlqen krah regjisorit që dikur ishte në lidhje me Dua Lipën e Rita Orën
  • 17:35Mateo Borri në protestë, por ka një kunj për vëmendjen: “Nuk dola për klikime e reels!”
  • 16:53Po afrohet “Big Brother VIP Kosova 5”, Alaudin Hamiti zbulon detaje nga prapaskenat – çfarë dihet për sezonin e ri?
  • 16:51S’përmbahet Linda Halimi, shfaqet ‘hot’ në paraqitjen e fundit
  • 16:45Adelina Tahiri shfaqet plot stil, veshja e zezë ia merr gjithë vëmendjen