Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

“E përdorin për probleme familjare”, Getinjo flet për përdorimin e tepruar të ChatGPT-së

GD
Gazeta Demos27 prill 2026 në 17:23
“E përdorin për probleme familjare”, Getinjo flet për përdorimin e tepruar të ChatGPT-së

Rap-artisti, Getinjo, ka ndarë së fundmi një shqetësim që lidhet me përdorimin gjithnjë e më të madh të Inteligjencës Artificiale.

Përmes disa postimeve në Instastory, ai foli hapur për bezdisjen që i shkakton përdorimi i tepruar i platformave si ChatGPT.

Ai u drejtua ndjekësve të tij duke kërkuar mendimin e tyre, pasi sipas tij kjo është një dukuri që po e shqetëson dhe donte të kuptonte nëse edhe të tjerët ndihen njësoj.

Foto: Instagram

Theksoi se njerëzit po bëhen gjithnjë e më të varur nga këto mjete, ndërsa ajo që e shqetëson më shumë është përdorimi i tyre për çështje emocionale dhe situata shumë personale apo intime.

Megjithatë, Getinjo pranoi sinqerisht se edhe vetë e përdor ChatGPT-në, por vetëm për të marrë informacione dhe për të mësuar gjëra të reja.

Foto: Instagram

“ChatGPT nuk duhet të përdoret për probleme familjare”, u shpreh ai, duke shtuar se tema të tilla duhet të diskutohen drejtpërdrejt me njerëzit më të afërt, si nëna, vëllai apo partneri.

Në fund, artisti theksoi se kjo është thjesht këndvështrimi i tij personal: “Ndoshta e kam keq unë, por sipas meje ky është një problem”.

Pavarësisht kësaj, tregoi mirëkuptim për zgjedhjet e të tjerëve dhe e mbylli mesazhin me një ton pozitiv: “Ju dua njerëz, vazhdoni me ChatGPT në mënyrën si të doni ju”.

Getinjo

Më shumë nga Magazine

  • 22:19Eurovision ndryshon rregullat, çfarë fshihet pas vendimit të ri?
  • 20:19“Të rri duke larë br*kë”, Monika çudit me përgjigjen kur pyetet për lidhje romantike
  • 19:26Dhurata Dora më joshëse se kurrë, pozat e saj po bëjnë xhiron e rrjetit
  • 17:41Luizi Ejlli “thumbon” të nxehtin afrikan: “Po si nuk na erdhi njëherë nafta arabe?”
  • 21:15Njomza 'zbulon' portretin e djalit të Engjit, kaq i bukur është