Këngëtarja e njohur Eli Fara ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një prom o të emisionit të ri të Manjola Nallbanit, të titulluar “Miqësia”, ku ajo do të jetë e ftuar së bashku me këngëtaren Aurela Gaçe.
Publikimi ka marrë komente të shumta nga ndjekësit, ku nuk kanë munguar as komplimentet për tri artistet. Megjithatë, vëmendje ka tërhequr edhe një koment i një përdoruesi, i cili i është drejtuar Eli Farës me një etiketim personal, duke e quajtur “dashnore të Adi Hilës”.
Në të njëjtin koment, ndjekësi ka shprehur bindjen se emisioni është realizuar shumë kohë përpara se të shpërthente skandali i publikimit të materialeve intime që përfshinin këngëtaren dhe kompozitorin e njohur.
Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është reagimi i Eli Farës ndaj këtij komenti. Këngëtarja i është përgjigjur përmes opsionit “reply”, duke vendosur vetëm një emoji me duar të bashkuara në lutje.
Mbetet e paqartë nëse ky reagim ishte i qëllimshëm apo thjesht një përgjigje pa ndonjë mesazh të veçantë, por ai ka marrë vëmendjen e përdoruesve të tjerë në atë postim.

