Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Eurovision 2026, kush janë favoritët dhe çfarë pritet në gjysmëfinalet?

GD
Gazeta Demos11 maj 2026 në 17:12
Eurovision 2026, kush janë favoritët dhe çfarë pritet në gjysmëfinalet?

Gjysmëfinalet dhe Finalja e Madhe e edicionit të 70-të të Eurovisionit do të zhvillohen këtë javë në Vienë, mes atmosferës festive, por edhe tensioneve politike që kanë shoqëruar konkursin më të madh muzikor në Evropë.

I cilësuar shpesh si “Lojërat Olimpike të muzikës pop”, Eurovisioni këtë vit po përballet me një nga krizat më të mëdha të viteve të fundit, pasi pesë vende Irlanda, Spanja, Holanda, Sllovenia dhe Islanda, kanë bojkotuar konkursin për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit.

Mungesa e Spanjës konsiderohet goditja më e madhe për organizatorët, pasi vendi është një shtetet që sigurojnë financimin kryesor të konkursit dhe kualifikohen automatikisht në finale.

Tensionet janë shtuar edhe më shumë pas akuzave se një agjenci qeveritare izraelite ka zhvilluar një fushatë reklamuese online për të ndikuar në votime.

Në reagim, Unioni Evropian i Transmetimeve ka ulur numrin maksimal të votave për person nga 20 në 10 dhe ka ndaluar promovimet politike apo institucionale nga palë të treta.

Megjithatë, interesimi për Eurovisionin mbetet i jashtëzakonshëm. Rreth 95 mijë bileta janë shitur për nëntë shfaqje të planifikuara në Vienë, ndërsa mijëra fansa nga më shumë se 70 vende kanë mbërritur në kryeqytetin austriak për të ndjekur nga afër spektaklin muzikor.

Gjysmëfinalja e parë do të mbahet më 12 maj dhe do të përfshijë 17 shtete pjesëmarrëse, ndërsa gjysmëfinalja e dytë zhvillohet më 14 maj me 18 vende konkurruese. Nga secila gjysmëfinale do të kualifikohen 10 shtete për Finalen e Madhe të 16 majit.

Mes favoritëve të këtij viti përmenden kënga e Finlandës ndërsa kënga e “Nan”Alis nga vendi ynë që do të garojë në në gjysmëfinalen e dytë konsiderohet si një nga këngët që ka shanse për t’u kualifikuar në finale.

Eurovisioni do të transmetohet drejtpërdrejt nga transmetuesit publikë pjesëmarrës dhe online në kanalin zyrtar të konkursit në YouTube.

eurovision

Më shumë nga Magazine

  • 09:03Ermal Fejzullahu bën veprimin e papritur ndaj vëllëzërve Haradinaj
  • 20:46Zbulohen banoret e para të “BB VIP Kosova 5”?
  • 19:44“Mos harroni qe jom…”, Santiana tundon rrjetin me fotografinë e fundit
  • 19:27Vildane Zeneli bën namin në dhomën e gjumit, fotot para pasqyrës i lënë ndjekësit gojëhapur
  • 18:00Nora dhe Roberti përseri bashkë? Dyshja ikin në pushime me vajzën: “E kuptojmë njëri-tjetrin në raport me qikën”