Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, modelja e njohur Arbenita Ismajli ka folur hapur për prapaskenat e marrëdhënies dhe ndarjes me reperin Fero.
Në një reagim të gjatë në Instagram, ajo e ka përshkruar ish-partnerin si njeri të dhunshëm dhe të papërgjegjshëm, duke akuzuar për abuzim me substanca, tradhti të përsëritur dhe pamundësi për të siguruar stabilitet financiar për familjen.
Sipas saj, reperi ka kaluar disa herë në burg, ka qenë i përfshirë në sherrë të vazhdueshme dhe akuzuar për shitje drogash, duke mos u kujdesur për vajzën e tyre. Arbenita ka mbuluar çdo shpenzim të familjes, përfshirë shtëpinë, ushqimin, veshmbathjen dhe faturat e spitaleve.
