Më 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit, kujtohet edhe lindja e heroit legjendar të Kosovës, Adem Jashari, emri i të cilit është kthyer në simbol të qëndresës, guximit dhe sakrificës për liri.

Me vargje emocionuese, këngëtari Arian Agushi ka kujtuar figurën e Komandantit Legjendar, duke shkruar: “Lindi një burrë o që kurrë nuk vdes, Adem Jashari është emri i tij, Na mësoi qysh vdiset o për Shqipni”.

Adem Jashari mbetet një nga figurat më të rëndësishme të historisë së Kosovës, ndërsa vepra dhe sakrifica e tij vazhdojnë të frymëzojnë breza të tërë.