Sapo ka përfunduar prezantimi i të 15 shteteve në gjysmëfinalen e dytë të ‘Eurovision 2026’ dhe tani zyrtarisht është hapur televotimi.
Publiku ka vetëm 15 minuta kohë për të votuar dhe për të mbështetur Shqipërinë, e cila këtë vit përfaqësohet nga Alis me këngën “Nan”.
Për të votuar Shqipërinë, dërgoni kodin 13 në numrat zyrtarë të televotimit në vendin ku ndodheni (sipas udhëzimeve të transmetuesit).
Nga cilat shtete mund të votohet sonte (me SMS/telefon)?
Shqipëria mund të votohet sonte nga: Armenia, Australia, Austria, Azerbajxhani, Bullgaria, Çekia, Danimarka, Franca, Letonia, Qiproja, Norvegjia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Luksemburgu, Malta, Rumania dhe Ukraina, raporton Telegrafi
