Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Jo në serialet turke, tani Hande-n do ta shihni në një tjetër rol

GD
Gazeta Demos10 tetor 2026 në 16:05
Jo në serialet turke, tani Hande-n do ta shihni në një tjetër rol

Aktorja e njohur turke, Hande Erçel, po përgatitet për një projekt të ri ndërkombëtar, pasi është përzgjedhur për të luajtur rolin kryesor në filmin Diaspora, me regji dhe skenar të regjisorit iranian Nader Saeivar.

Filmi pritet të nisë xhirimet në fillim të vitit 2027 dhe do të realizohet tërësisht në Berlin të Gjermanisë. Historia do të trajtojë tema si emigrimi, paragjykimet dhe lufta për drejtësi në një vend të huaj.

Në këtë produksion, Hande do të interpretojë Merven, një grua të arsimuar turke, nga shtresa e mesme, jeta e së cilës ndryshon pas vdekjes tragjike të bashkëshortit në Turqi. Në përpjekje për të nisur një jetë të re, ajo zhvendoset në Gjermani së bashku me djalin e saj 12-vjeçar.

Merve arrin të punësohet në një shkollë gjuhësh, të drejtuar nga një familje gjermane që pret fëmijën e dytë. Megjithatë, përpjekjet e saj për të ndërtuar një jetë të qëndrueshme marrin një kthesë të vështirë, kur ajo përballet me sjellje të papërshtatshme nga djali 15-vjeçar i familjes, Luca.

Kur situata përsëritet, Merve vendos t’ia tregojë të atit të djalit atë që ka ndodhur. Por, në vend që ta besojë, familja i hedh poshtë pretendimet e saj dhe e vë atë në qendër të akuzave. Kështu, Merve përballet me shpifje dhe nis një betejë për të mbrojtur reputacionin e saj.

Si një nënë e ve dhe emigrante, ajo duhet të përballet me sistemin e drejtësisë dhe paragjykimet shoqërore, ndërsa përpiqet të dëshmojë pafajësinë e saj dhe të sigurojë një të ardhme më të mirë për të birin.

Pjesë e kastit do të jetë edhe aktori gjerman Moritz Bleibtreu, i cili do të interpretojë babanë e familjes gjermane që qëndron në qendër të historisë. Ndërkohë, emrat e tjerë të aktorëve pritet të bëhen të ditur gjatë javëve në vijim.

Filmi do të realizohet në tri gjuhë: gjermanisht, anglisht dhe turqisht, duke i dhënë produksionit një karakter ndërkombëtar që përputhet me tematikën dhe vendndodhjen e ngjarjeve.

Sipas planifikimeve, Hande Erçel pritet të udhëtojë drejt Berlinit rreth një muaj para nisjes së xhirimeve. Përgatitjet e saj do të përfshijnë punën me personazhin, trajnimin gjuhësor dhe provat me ekipin krijues.

Regjisor dhe skenarist i filmit është Nader Saeivar, kineast iranian me bazë në Berlin, i njohur edhe për bashkëpunimet me regjisorin e vlerësuar Jafar Panahi. Saeivar dhe Panahi u nominuan për çmimin Oscar për skenarin origjinal të filmit It Was Just an Accident, i cili fitoi Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë më 2025.

Projekti realizohet nga Said Nur Akkus, përmes kompanisë gjermane Arthood Films, dhe Emre Oskay, përmes kompanisë turke Sky Films. Ky bashkëpunim bashkon industrinë filmike të Gjermanisë dhe Turqisë në një histori që lidh të dyja vendet.

Hande Erçel është e njohur ndërkombëtarisht për rolet e saj në serialet Aşk Laftan Anlamaz dhe Sen Çal Kapımı, si dhe për projektet filmike Intoxicated by Love dhe Chasing the Wind.

Me filmin Diaspora, aktorja pritet të shënojë një tjetër hap në karrierën e saj, këtë herë në një produksion evropian shumëgjuhësh, duke marrë përsipër një rol dramatik që trajton çështje të ndjeshme shoqërore.

Deri më tani, nuk është bërë e ditur data e saktë e nisjes së xhirimeve apo ajo e premierës së filmit.

turkeserialettani

Më shumë nga Magazine

  • 18:36“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje
  • 16:05Fshihen videot intime të artistëve, pas ankesës në AMA, “zhduken” nga Tik Tok 45 materiale
  • 22:46Mihrije Braha po vjen me këngë kushtuar nënës
  • 22:44Diddy qëndron më gjatë në b*rg, shtyhet data e parashikuar e lirimit
  • 20:12“13 kilogramë për 8 ditë”, Xhuli tregon si po rikthehet në formë pas lindjes