Influencerja e njohur, Festa Qoqaj, ka reaguar ashpër dhe me indinjatë pas rastit të rëndë që ka tronditur Prishtinën sot, ku disa qenushë janë gjetur të mbytur brutalisht, me gjurmë gjaku në rrugë.
Festa, përmes një sërë postimesh në Instagram Story, ka shprehur shokun e saj dhe ka ngritur zërin kundër mungesës së zbatimit të ligjit në Kosovë, duke iu drejtuar drejtpërdrejt figurave më të larta politike.
“A ka me pas shtet edhe ligj që i dënon kto raste najherë? Jam e shokume qysh njerzt e tille sillen t’lirë edhe vazhdojnë me bo akte të tilla se e dijnë që si gjen sen.”
