Juliana Nura mbetet një nga figurat më të pranishme në rrjete sociale dhe televizion, ku pothuajse çdo ditë sjell postime apo deklarata që bëhen virale. Fundjava e saj e fundit nuk bëri përjashtim.
Me një fotografi të postuar, ajo provokoi publikun dhe ndjekësit, duke u shfaqur e përqafuar me një mashkull misterioz, fytyra e të cilit nuk u zbulua.
Ky imazh la vend për interpretime të shumta. Kjo mund të shihet si një sinjal se Nura ka nisur një lidhje të re, ose gjithçka mund të jetë pjesë e ndonjë fushate publicitare, pasi ajo shpesh realizon video dhe sete fotografike për brendet që promovon në Instagram.
