Këngëtari Labinot Rexha ka treguar më shumë detaje nga konflikti mes Jozefin Markut dhe Eduard Kuçit.
I ftuar në emisionin ‘Shqipëria Live’ me Sidorela Gjonin, Rexha ka treguar se pas konfliktit mes të dyve, ka tentuar të komunikojë me babanë e Kuçit, por ky i fundit ka refuzuar të komentojë për ngjarjen.
“Unë mora edhe një iniciativë për të folur me babain e Edit, por ai nuk donte të fliste. Më tha: “Të lutem, për këtë punë mos më thirr më.” Ata nuk pranojnë, por unë e lus Zotin që kjo të jetë hera e fundit, e keqja vjen shumë shpejt.
Unë nuk besoj që Jozi është djalë i keq, por edhe Edi, po të rrish nja 2 minuta me të, thotë fjalë të mira, jemi bërë shokë, ai ta jep shpirtin edhe zemrën.
Babanë e Edit dhe familjen e tyre e ka prekur ngjarja. A e di sa kërcënime kam marrë unë, që kam qenë herë me atë, herë me këtë.

