Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka jap detaje për arrestimin e artistit Gjesti.
Sipas prokurorisë artisti ka kryer veprat penale si” “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas nenit 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për veprën penale ‘’Kanosja’’ sipas nenit 181 të KPRK-së, si dhe veprën penale ‘’Asgjësim apo dëmtimi i pasurisë’’ në bazë të nenit 321 të KPRK-së.’
Njoftim i plotë:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik, se me urdhër të Prokurorit Kujdestar është ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas nenit 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për veprën penale ‘’Kanosja’’ sipas nenit 181 të KPRK-së, si dhe veprën penale ‘’Asgjësim apo dëmtimi i pasurisë’’ në bazë të nenit 321 të KPRK-së.
