Kim Kardashian ka ngjallur spekulime se mund të ketë blerë pelerinën ikonike Scorpio, të cilën aktorja legjendare Elizabeth Taylor e veshi në vitin 1969.
Ylli 45-vjeçar u fotografua në sheshxhirimin e serialit All’s Fair, ku luan rolin e drejtueses së një firme avokatie të specializuar në divorce, me një veshje që duket identike me pelerinën e famshme të dizenjuar nga Tiziani Roma.
Pelerina, me rreshtim mëndafshi ngjyrë fildishi, kapuç dramatik dhe dy akrepa të qëndisur në pjesën e përparme, u vesh për herë të parë nga Elizabeth Taylor në festën e 40-vjetorit të lindjes së Grace Kelly-t.
Aktorja e kishte kombinuar me gjerdanin e famshëm Taylor-Burton, i cili kishte një diamant në formë dardhe prej 69.42 karatësh.

Kim Kardashian është shfaqur në sheshxhirim edhe me një gjerdan që ngjan me atë të aktores, duke shtuar dyshimet se mund të ketë siguruar pjesë të koleksionit të saj. Megjithatë, ende nuk dihet nëse pelerina është origjinale, nëse Kim e ka blerë privatisht apo nëse bëhet fjalë për një kopje.
