Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Magazine

“Kjo nuk është lamtumirë”, Stresi paralajmëron pauzë nga muzika

GD
Gazeta Demos9 shtator 2026 në 17:54
“Kjo nuk është lamtumirë”, Stresi paralajmëron pauzë nga muzika

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka bërë të ditur se do të marrë një pauzë nga muzika pas publikimit të disa këngëve të tij, të cilat, sipas tij, kanë qëndruar të bllokuara për arsye teknike.

Përmes një postimi në Instagram, Stresi ka njoftuar fansat se këngët do të publikohen sonte në orën 19:00, ndërsa më pas do t’i përkushtohet disa projekteve të tjera profesionale.

“Pas këtyre publikimeve do të marr një pauzë nga muzika për një periudhë. Jo sepse kam mbaruar së thëni atë që kam për të thënë, por sepse kam disa projekte të tjera profesionale ku dua të përqendrohem dhe t’u jap gjithë energjinë time”, ka shkruar ai.

Reperi ka shfrytëzuar rastin për t’i falënderuar fansat, kolegët, por edhe kritikët që, sipas tij, kanë qenë pjesë e rrugëtimit të tij artistik.

“Kam kaluar shumë gjëra në këtë rrugë. Kam rënë, jam ngritur, kam humbur njerëz, kam fituar njerëz, por një gjë nuk ka ndryshuar kurrë: respekti dhe dashnia për ata që më kanë qëndruar pranë”, ka deklaruar Stresi.

Në fund, ai ka bërë të qartë se largimi i tij nuk është përfundimtar, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit në muzikë.

“Kjo nuk është lamtumirë. Thjesht po marr pak kohë për të ndërtuar diçka tjetër. Do të shihemi shumë shpejt. Dhe kur të kthehem, do të kem akoma më shumë për t’ju thënë”, ka përfunduar ai.

stresipauzëmuzika

Më shumë nga Magazine

  • 23:16Elijona thumbon Arlindën: Unë jam e zonja e shtëpisë, zakonisht i përcjelli unë banorët
  • 22:31Alaudin Hamiti tregon pse sonte u futën tre banorët në Big Brother
  • 22:22Antoneta pas hyrjes në BBVK5: Mendoni sikur ne do të jemi finalistët e fundit
  • 22:08Nuk e fsheh më, Dolce shfaqe në momente intime me të dashurin
  • 22:05“Kur nuk t’don familja jote, nuk t’don as kojshia”, thënia e famshme e Bleros ‘gdhendet’ në shtëpinë e BBVK-së