Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Koncerti i Kanye West, Rama bën krahasimin me Spanjën: Priten 49 milionë euro, 3 mijë vende pune…

GD
Gazeta Demos10 korrik 2026 në 12:11
Koncerti i Kanye West, Rama bën krahasimin me Spanjën: Priten 49 milionë euro, 3 mijë vende pune…

Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale një postim që tregon impaktin që do të ketë koncerti i Kanye West në Spanjë, i cili do të mbahet në Algarve më 7 gusht.

Nga vetëm një koncert, ashtu siç axhenda e ka parashikuar në Shqipëri, pritet që në ekonominë e Madridit të gjenerohen 49 milionë euro dhe 3 mijë vende pune duke favorizuar bizneset. Gjithashtu priten 68 mijë fansa, ku 60% e tyre janë nga jashtë vendit.

“Koncerti i vetëm i Kanye West pritet të sjellë deri në 49 milionë euro për ekonominë e Madridit, të krijojë më shumë se 3 mijë vende pune dhe të mirëpresë 68 mijë fansa, ku mbi 60% e tyre do të udhëtojnë nga jashtë vendit. Ngjarja do t’i japë një shtysë të madhe hoteleve, restoranteve, turizmit dhe sektorit të shitjeve me pakicë në qytet, duke e forcuar më tej Madridin si një nga destinacionet kryesore të muzikës live në Evropë”, shkruhet në postim.

Krahasimisht, ministri Blendi Gonxhja dhe vetë shefi i qeverisë janë shprehur se nga koncerti që do të mbahet të shtunën e 11 korrikut në Tiranë, ekonomia do të gjenerojë rreth 100 milionë euro. Për ndërtimin e Eagle Stadium, janë angazhuar rreth 3500 persona. Ndërkohë, qeveria po përballet me kritika për alokimin e 4 milionë eurove për koncertin ditët e fundit, pasi tha se në të kundërt “do të turpërohej Shqipëria”.

Më shumë nga Magazine

  • 09:55Si po e përjetojnë ndarjen Klodi dhe Elijona? Tregon miku i ngushtë i tyre
  • 08:06Plas debati në Maqedoni për këngën e Don Xhonit, reagon reperi: S’ka qenë qëllimi me provoku
  • 22:59Ish-deputetja bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë një djalë
  • 21:52Alba lajmërohet rrugëve të Spanjës, po duket ‘zjarr’
  • 20:22“Jo në emrin tim”, Loredana mbështet protestën për çlirimtarët