Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot në spital aktorin e njohur Osman Azemi, i cili është duke marrë trajtim mjekësor.
Pas vizitës, Kurti ka ndarë një fotografi me aktorin në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me një urim përzemër dhe plot humor.
“Buqetë me lule për shëndet të mirë, e ‘stupci’ për të larguar të ligat. Të paçim gjatë, Osman Azemi!”, ka shkruar Kurti, duke përdorur një shprehje karakteristike që i përshtatet stilit komik të Azemit.