Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneritetin strategjik me Luksemburgun

GD
Gazeta Demos18 shkurt 2026 në 18:30
Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneritetin strategjik me Luksemburgun

Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneritetin strategjik me Luksemburgun.

Kështu ka deklaruar Ministrja e Tregëtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari-Lila pas takimit që ka zhvilluar me Shefin e Misionit të Ambasadës së Dukatit të Madh të Luksemburgut në Kosovë, Ambasadorin Eric Dietz.

Sipas Kusarit në këtë takim është biseduar lidhur me thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe vazhdimësinë e projekteve të përbashkëta, me fokus në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Postimi i plotë:

Sot prita në takim Shefin e Misionit të Ambasadës së Dukatit të Madh të Luksemburgut në Kosovë, Ambasadorin Eric Dietz.

Shteti i Luksemburgut, përmes organizatës për zhvillim LuxDev, ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë Republikën e Kosovës në sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe sektorit privat. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit është përfituese e kësaj asistence në fushën e ndërmarrësisë dhe inovacionit, si dhe në sektorin e aftësimit profesional, në kuadër të një projekti të përbashkët me Ministrinë e Arsimit.

Gjatë takimit, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe vazhdimësinë e projekteve të përbashkëta, me fokus në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Shkëmbimi i përvojave më të mira ndërmjet dy shteteve tona mbetet një shtyllë e rëndësishme e këtij partneriteti.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për të thelluar partneritetin strategjik me Luksemburgun, duke vlerësuar lart mbështetjen e deritanishme dhe duke synuar zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët

Mimoza Kusari Lila

Më shumë nga Magazine

  • 09:43“Lali jem, faleminderit për gjithçka…”, mesazhi i dhimbshëm i Fitimit për Laurentin
  • 22:05Pamje nga dasma e Kushtrimit dhe Aurorës – mahnisin me paraqitjen elegante
  • 21:28Benita Zena mbërrin në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, zgjedh të vishet me të bardha!
  • 18:04U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku del me reagim
  • 17:18U tha se ishte pjesë e videove, reagon Antonela