Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Ky raportohet se është i dashuri i Benitës

GD
Gazeta Demos7 janar 2026 në 20:08
Ky raportohet se është i dashuri i Benitës

Pas javësh të tëra misteri dhe pyetjeve të shumta nga ndjekësit, më në fund kanë rënë maskat rreth historisë së dashurisë së Benitës brenda Big Brother VIP Kosova. Gjatë një bisede me Klodin dhe Elijonën, banorja ka hapur zemrën duke rrëfyer detaje nga romanca 5-vjeçare, e cila duket se po kalon ditët e saj më të vështira për shkak të xhelozisë dhe hyrjes së saj në shtëpi.

Sipas burimeve të sigurta të Prive by Liberta Spahiu, personi që “mban peng” zemrën e Benitës është Endri. Për shumë kënd ky nuk është një emër i panjohur, pasi bëhet fjalë për artistin që ishte një sensacion i vërtetë i adoleshencës para një dekade me hitet e tij muzikore. Pas asaj periudhe suksesi, Endri u tërhoq nga skena për t’u fokusuar në biznes, por mesa duket kjo histori e ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Benita tregoi se partneri i saj e ka dashur që kur ajo “nuk ishte askushi dhe pa asnjë ndërhyrje”, por ai kishte kundërshtuar ashpër hyrjen e saj në këtë reality-show. Banorja shprehu hapur frikën se lojërat e saj brenda shtëpisë dhe raporti i tyre me ulje-ngritje gjatë vitit të fundit mund t’i kenë kushtuar, duke deklaruar se nuk e di nëse ai po e pret ende jashtë.

Mbetet të shihet nëse rikthimi i Endrit në muzikë dhe kjo histori e ndërlikuar do të ketë një fund të lumtur, apo nëse “lojërat e shtëpisë” do t’i japin fund përfundimisht kësaj lidhjeje 5-vjeçare.

BBVKbenita

Më shumë nga Magazine

  • 22:27Beatrix ndryshon look-un, po shkëlqen në pamje
  • 20:30Elijona nuk mërzitet për Klodin, fotot e reja flasin shumë
  • 18:42“Babi ma ka lanë një porosi: MOS U PREZENTO SI DJALI I XENIT” – Ledion Jetishi
  • 17:24Ylli i muzikës i nënshtrohet një operacioni
  • 16:02Luana shfaqet super seksi në bregdet, fotot e fundit “thyejnë” rrjetin