Skenës muzikore shqiptare i është shtuar një tjetër projekt i ri.
Artisti Leutrim Gërvalla ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Damarin e Zemrës”, duke sjellë një kombinim të ritmit modern, melodisë së veçantë dhe një interpretimi plot ndjenjë.
Kënga vjen e shoqëruar me videoklip dhe shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin artistik të Gërvallës, i cili prej vitesh është aktiv në muzikën shqiptare dhe vazhdon të sjellë projekte që mbajnë vulën e stilit të tij. Për realizimin e këtij projekti janë kujdesur emra të njohur të muzikës.
Teksti, muzika dhe orkestrimi janë punuar nga Xhavit Avdyli, ndërsa produksioni muzikor është realizuar nga Metro Music, duke garantuar një produksion profesional dhe bashkëkohor.
Me një atmosferë dinamike dhe një refren lehtësisht të kujtueshëm, “Damarin e Zemrës” synon të jetë një nga këngët që do të dëgjohet gjatë kësaj periudhe, ndërsa videoklipi i jep edhe më shumë identitet projektit.
