Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xhuliana Nura, ka ndarë me ndjekësit një mesazh emocionues pas lindjes së binjakëve të saj.
Në postimin e saj, Xhuli ka folur edhe për paragjykimet me të cilat, sipas saj, përballen gratë që zgjedhin të ndjekin IVF-in, si rrugë të tyre drejt mëmësisë.
“Me ba diçka që tek ne ende konsiderohet tabu, nuk është e lehtë. Sepse kur je femër, kur je e arritur, e pavarur dhe e përmbushur si individ, fatkeqësisht ende ka njerëz që e shohin forcën e një gruaje si kërcënim për “burrninë” e tyre”.
“Do të shahesh. Do të gjykohesh. Do të ofendohesh. Do të coptohesh nga fjalët e njerëzve të ligj. Por, unë tashmë e di shumë mirë se çfarë karakteri kam”, ka shkruar ajo