
Grida Duma ka bërë një rrëfim ndryshe në emisionin “Goca dhe Gra” , ku ka folur për anën e saj emocionale dhe jetën e saj jashtë kamerave.


Grida Duma ka bërë një rrëfim ndryshe në emisionin “Goca dhe Gra” , ku ka folur për anën e saj emocionale dhe jetën e saj jashtë kamerave.
E pyetur për pikën e saj të dobët, Duma u shpreh se “ajo është njëkohësisht edhe pika e saj më e fortë, duke pranuar se forca e vazhdueshme e ka larguar nga njerëzit dhe ka bërë që të tjerët të mos e kuptojnë kur vuan”.
Gjatë bisedës në studio, Duma tha se shpesh perceptohet si një person shumë i fortë, por pas këtij imazhi fshihet edhe një nevojë për mirëkuptim dhe empati.
Moderatorja pranoi se do të dëshironte të ishte më e butë me veten dhe të mos e përjetonte çdo situatë përmes detyrimit për të qenë gjithmonë e fortë.