Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, ka zbavitur rrjetin me një postim mjaft të këndshëm e plot humor në TikTok, ku ka ndarë me ndjekësit një prapaskenë nga dëshira e tij e madhe për t’u bërë pjesë e këtij formati.
Përmes një videoje, Londrimi ka zbuluar se vitin e kaluar e “përndiqte” 24/7 moderatorin e spektaklit, Alaudin Hamitin, vetëm e vetëm për të gjetur një mundësi që ta takonte dhe të siguronte hyrjen në shtëpinë e BBVK.
Sigurisht, ky postim i tij tregon shumë, pasi sakrificat dhe këmbëngulja e tij ia vlejti, dhe historia mori një rrjedhë tjetër.
