Prezantuesja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, ka ndarë një fotografi ku shihet portreti i vajzës së saj, Marget, e cila duket se është rritur dhe shkëlqen me bukurinë e saj.
Marina, e cila deri tani kishte ruajtur vajzën larg vëmendjes së mediave rozë, këtë herë ka zgjedhur të ndajë një moment të ëmbël me ndjekësit e saj në rrjete sociale.
Ajo ka publikuar një fotografi të Marget dhe ka shkruar me humor: “Mendoj se më ngjan dhe mua goca, s’di pse thoni të kundërtën.”