Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Media zviceriane: Prokuroria kërkon paraburgim për Noizy-n

GD
Gazeta Demos9 korrik 2025 në 21:53
Media zviceriane: Prokuroria kërkon paraburgim për Noizy-n

Media zviceriane Watson ka raportuar se reperi shqiptar Noizy është arrestuar në aeroportin e Zyrihut të shtunën e 5 korrikut.

Zyra e Policisë Kantonale të Zyrihut njoftoi të hënën [7 korrik] se ky veprim u ndërmor me kërkesë të Zyrës së Prokurorisë së Zyrihut për Krimet e Rënda, por siç raporton Watson, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera në lidhje me ndalimin e tij.

Zyra e prokurorisë njoftoi të martën [8 korrik] se 38-vjeçari akuzohet për disa krime të ndryshme. Ndaj tij ka nisur një procedim penal dhe për shkak të natyrës së hetimit, Watson shkruan se autoritetet nuk japin detaje të tjera në lidhje me rastin.

Po ashtu, ndaj Noizy-t është kërkuar masa e sigurisë, paraburgim, si masë parandaluese. Mirëpo deri më tani nuk është marrë një vendim i tillë.

“Për më tepër, prezumimi i pafajësisë zbatohet deri në dhënien e një vendimi përfundimtar”, shkruan Watson.

Reperi shqiptar do të performonte në Rinora 4 në Rumlang, por për momentin planet e tij janë pezulluar./tvklan.al

noizy

Më shumë nga Magazine

  • 22:59Ish-deputetja bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë një djalë
  • 21:52Alba lajmërohet rrugëve të Spanjës, po duket ‘zjarr’
  • 20:22“Jo në emrin tim”, Loredana mbështet protestën për çlirimtarët
  • 19:09Elvana Gjata mbështet protestën e 1 tetorit “JO NË EMRIN TIM”
  • 16:06Pas vendimit të Gjykatës, reagon Jozi