Moderatori i njohur dhe ish-finalisti i Big Brother Vip 3 , Meriton Mjekiqi, ka reaguar publikisht ndaj lajmeve që qarkulluan ditëve të fundit, ku pretendohej se ai dhe i vëllai ishin arrestuar pas një zënke të rëndë. I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ai sqaroi me tone të qarta se gjithçka ishte e sajuar dhe larg të vërtetës.
“Dallimi mes së vërtetës dhe asaj që lexohet është shumë i madh”, – tha ai. “As jam arrestuar, as kam qenë në burg, as në arrati. Ka qenë një keqkuptim i plotë. Portalet abuzojnë sidomos me personazhet e showbizit”.
