Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Magazine

Mijëra njerëz evakuohen pas lirimit të ‘substancës së panjohur’ në koncertin e reperit amerikan në Angli

GD
Gazeta Demos23 nëntor 2026 në 13:10
Mijëra njerëz evakuohen pas lirimit të ‘substancës së panjohur’ në koncertin e reperit amerikan në Angli

Në koncertin e reperit amerikan Don Toliver, mijëra njerëz u evakuuan pasi në mesin e turmës u lirua një substancë e panjohur.

Si pasojë, 50 persona kërkuan ndihmë mjekësore për probleme me sytë dhe sistemin respirator, ndërsa njërit prej tyre iu desh të merrte trajtim në spital.

Incidenti ndodhi në arenën Co-op Live, rreth orës 22:00, sipas kohës lokale.

Njëra nga pjesëmarrëset, Yewande Famutimi, tha për CNN se kishte ndier djegie në fyt teksa po kërcente, pas lirimit të substancës.

"Ishte shumë e frikshme... Ne kishim vështirësi në frymëmarrje dhe po kolliteshim shumë", u shpreh ajo.

Sipas CNN, ky incident ka rikthyer traumën e sulmit të vitit 2017 në koncertin e Ariana Grandes në Angli, ku një person vrau 22 njerëz, përfshirë edhe fëmijë, përmes një bombe.

Policia lokale thotë se fillimisht substanca besohej të ishte gaz lotsjellës, por në një deklaratë të mëvonshme iu referua asaj si një substancë e panjohur.

Një tjetër pjesëmarrës, Usman Asghar, u shpreh se në sallën me kapacitet prej 25 mijë personash u krijua kaos.

Ai tregoi se sigurimi nuk kishte përdorur detektorë metali gjatë kontrolleve dhe se nuk kishte kontrolluar as çantën e bashkëshortes së tij.

Pak kohë pas incidentit, Co-op Live publikoi në faqen e saj në rrjetin social X përditësimet e policisë lokale.

njerëzpanjohurkoncertin

Të ngjashme

Vuçiq: Nëse tentojnë të më arrestojnë, do të hyjë në grevë urie – në sekondë një milion njerëz dalin në rrugë

Vuçiq: Nëse tentojnë të më arrestojnë, do të hyjë në grevë urie – në sekondë një milion njerëz dalin në rrugë

12:40

Më shumë nga Magazine

  • 18:33Bejta zbulon ndjenjat për Kledjën
  • 16:13Gena marton vajzën, Helga kurorëzon dashurinë me Kledin
  • 16:09“S’mujke me marrë frymë…” – Shqiponja rrëfen një moment të vështirë me babain
  • 16:08Kate Middleton xhiroi fshehurazi një dokumentar për sëmundjen e saj, publikohet traileri
  • 12:40E bëri shqiponjën dykrenare në Miss Universe 2026, modelja e Malit të Zi ndez rrjetin