Fotografi i njohur shqiptar, Norik Uka, ka ndarë me ndjekësit e tij në TikTok një nga momentet më prekëse të dasmës së Teuta Rugovës, vajzës së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Teuta Rugova kurorëzoi dashurinë e saj me martesë me Agron Gjeloshajn, djalin e aktivistit të njohur Nikë Gjeloshaj.
Ceremonia nisi në rezidencën familjare, vijoi me një kurorëzim solemn sipas riteve katolike në Katedralen e Prishtinës dhe u përmbyll me një festë madhështore në Hotel Emerald.
Videoja e publikuar nga Noriku ndriçon një moment të veçantë, ku këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, si e ftuar nderi, performon live këngën ikonike kushtuar presidentit Ibrahim Rugova.